Sİ BËHET KİRURGJİA E ZEMRËS?

February 12, 2021 0 Comments

Operacionet e zemrës në ditët e sotme janë operacione të bazuara në teknologji të lartë dhe si pasojë e kësaj rezultatet janë të kënaqshme. Këto janë operacionet që bëhen më shpesh në botë dhe në vendin tonë.

Operacionet e zemrës ndahen në dy grupe;operacione të hapura dhe operacionet e  mbyllura të zemrës. Në metodën që ne e quajmë kirurgji të hapur të zemrës, zemra dhe mushkëritë ndalen gjatë operacionit,dhe funksionet e këtyre organeve sigurohen nga një makinë e quajtur makina “zemër-mushkëri”. Pjesa dërrmuese e operacioneve të zemrës kryhen me këtë metodë. Në metodën që ne e quajmë kirurgji të mbyllur të zemrës, operacioni i zemrës kryhet kur zemra rreh  pa përdorur  makinën ‘zemër-mushkëri’.

Pjesa dërrmuese e operacioneve të zemrës kryhen duke prerë kockën e gjoksit nga vija e mesit, të cilën ne e quajmë “sternotomi mesatare”. Në disa operacione të veçanta, prerja, të cilën ne e quajmë “torakotomi”,shtrihet nga sqetulla në tehun e shpatullave tona.

Në periudhën postoperative, pacientët shkojnë në njësitë e kujdesit intensiv brenda klinikave të kirurgjisë së zemrës. Pas operacionit pacientin pa e zgjuar e  sjellim në njësinë e kujdesit intensiv në varësi të aparatit të frymëmarrjes. Pasi vëzhgohet për një kohë të caktuar derisa situata të stabilizohet, pacientin e zgjojmë në një mënyrë të planifikuar dhe largohet nga aparati i frymëmarrjes. Pacientët qëndrojnë këtu për 1 deri në 2 ditë, në varësi të llojit të sëmundjes dhe gjendjes të funksioneve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *