ÇFARË ËSHTË SËMUNDJA CEREBROVASKULARE?

February 19, 2021 0 Comments

Sëmundja cerebrovaskulare është emri i sëmundjes  që ndodh si rezultat i ngushtimit ose okluzionit të enëve kryesore (arteria karotide) që ushqejnë trurin tonë ose enët anësore të mëdha me origjinë nga këto enë. Me zvogëlimin ose ndërprerjen e qarkullimit të gjakut në pjesët e ushqyera nga këto enë, pjesa përkatëse e trurit tonë nuk mund të ushqehet dhe qelizat atje humbin vitalitetin e tyre (infarkt) dhe ndodh sëmundja që ne e quajmë paralizë (goditje në tru).Marramendja është pothuajse shenja e parë në sëmundjet cerebrovaskulare. Në disa raste, simptoma e parë në pacientët mund të jetë një sulm i paralizës.

Nëse keni një nga simptomat e mëposhtme, duhet menjëherë të aplikoni në një institucion shëndetësor.

  • Fillimi i papritur i mpirjes dhe humbja e forcës në gjysmën e trupit tuaj,
  • Çrregullim i papritur i konfuzionit,të  folurës dhe perceptimit,
  • Humbja e papritur e shikimit,
  • Fillim i papritur i marramendje, çekuilibër dhe çrregullim i koordinimit,
  • Fillim i  papritur,i dhimbjes te rënde dhe te paarsyeshme te kokës.

Në trajtim zgjidhet një prej opsioneve të  trajtimit me ilaçe,stentet ose opsionet e trajtimit kirurgjik në bazë të avancimit te sëmundjes dhe strukturës të stenozës. Baza e terapisë së ilaçeve përbëhet nga  holluesit e gjakut, ilaçe që ulin tensionin e gjakut dhe lipidet e gjakut (statinet).Zona ku ndodhet mbllokimi, gjatësia dhe madhësia e stenozës na udhëzojnë se cilën nga stentet ose opsionet e trajtimit kirurgjikal të zgjedhim.

Është e dobishme të diskutoni këtë çështje me mjekun tuaj. Mjeku juaj do të sugjerojë metodën më të mirë për ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *