İNFORMACİONE RRETH SEMUNDJEVE VASKULARE

February 16, 2021 0 Comments

Ekzistojnë dy lloje të sistemeve vaskulare në trupin e njeriut. E para është sistemi që mbart gjak të pastër dhe quhet arterie (sistemi arterial), tjetri është sistemi që mbart gjakun e pistë dhe quhet venë (sistemi venoz). Gjithashtu ekziston një sistem limfatik që mbart lëngun limfatik.

SËMUNDJET ARTERİALE

Sëmundjet arteriale mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore si sëmundje periferike dhe cerebrovaskulare.Nëse ka bllokim në arteriet që shkojnë në damaret e këmbës, zakonisht quhet sëmundje e arterieve periferike. Nëse ka një bllokim në enët dhe degët (Arteria karotide) që dalin nga zemra dhe shkojnë në tru, kjo quhet sëmundje cerebrovaskulare. Shkaku më i rëndësishëm i sëmundjeve arteriale është ngurtësia e enëve të gjakut (ateroskleroza).

SËMUNDJET E ARTERİEVE PERİFERİKE

Dhimbje

Prova  më e rëndësishme në sëmundjet e arterieve periferike është dhimbja e fibules dhe e femurit që ndodh gjatë  ecjes (Klaudikim). Në këtë rast, mund të ketë një bllokim në arteriet që zgjaten  nga barku në të dy zonat e ijeve dhe / ose në damaret nga zona e ijeve në gju dhe poshtë gjurit. Mbllokimi nënkupton një rënie të rrjedhjes së gjakut në këmbë. Kjo bën që rrjedha e gjakut të jetë e mjaftueshme gjatë pushimit, por e pamjaftueshme gjatë lëvizjes. Në përgjithësi, dhimbja zhduket pas një pushimi një deri në dy minuta.

A zhduket mbllokimi vetvetiu?

Jo nuk zhduket vetvetiu. Sidoqoftë, me shfaqjen e kapilarëve të rinj (qarkullimi kolateral) gjatë kohës, rrjedha e gjakut në këmbë rritet. Në të njëjtën kohë, muskujt e këmbëve përshtaten me këtë rrjedhë të zvogëluar të gjakut. Në përgjithësi, ankesat për dhimbje fillojnë të pakësohen brenda dy ose tre muajve.

Si t’i vërejmë?

Kur shqyrtojmë pulsimet e këmbëve, shohim që ato zhduken. Një ekzaminim më i detajuar kryhet me ultrasonografinë Doppler. Nëse është e nevojshme, kryhet angjiografi.

A është i nevojshëm trajtimi?

Shfaqja e Klaudikimit është në fakt  një paralajmërim. Në të njëjtën kohë, mund të ketë një bllokim në damarët  që ushqejnë zemrën tuaj. Ju duhet ta kontrolloni atë, këshillohuni me patjetër me mjekun tuaj. Nëse ngjarja është e kufizuar në dhimbjen që ndodh gjatë ecjes dhe nuk rritet me kalimin e kohës, ju mund të baheni nën vëzhgim duke kontrolluar tensionin  e gjakut, peshën, sheqerin dhe yndyrnat në gjak. Edhe pse faktorët e rrezikut janë nën kontroll, nëse distanca juaj në këmbë zvogëlohet dhe kjo dëmton cilësinë e jetës tuaj, në qoftë se ekziston dhimbja gjatë pushimit dhe nëse keni plagë në këmbë, mund të keni nevojë për trajtim kirurgjikal.

Cilat janë metodat e trajtimit?

Nëse pini duhan, së pari duhet ta lini duhanin. Një pacient që vazhdon të pi duhan nuk ka gjasa  të përfitojë nga trajtimi. Përveç kësaj, kontrolli i tensionit të gjakut, mbajtja e yndyrave të gjakut  nën nivele të caktuara dhe nëse keni diabet, mbajtja e sheqerit nën kontrol, janë faktorët më të rëndësishëm për suksesin e trajtimit.

Ushtrim i rregullt: Ecja më shumë se 30 minuta të paktën tre herë në javë sjell si pasojë një rritje të konsiderueshme të distancës së ecjes ndërmjet 3-6 muajve.

Trajtimi me ilaçe: Dihet që disa hollues të gjakut rrisin distancën e ecjes. Mjeku juaj do të përshkruajë ilaçet më të përshtatshme për ju.

Kirurgjia e bajpasit: Nëse  është bllokuar një zonë e gjatë në damarin tuaj dhe ankesat tuaja janë duke u rritur pavarësisht ushtrimeve fizike dhe ilaçeve, nëse këmba juaj ka ndryshim të ngjyrës dhe hapje të plagës, mund të kërkohet një operacion bajpas për zonën e mbllokuar. Mos harroni se ndërhyrja kirurgjikale është mundësia e fundit për këtë sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *