RRETH MEJE

Prof. Dr. Selim İsbir

Ka lindur në Ankara në 1968.

Në vitin 1991, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpasha në Universitetin e Stambollit me nota të larta.Midis viteve 1991 dhe 1997, ai përfundoi specializimin e tij  në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Hacettepe, departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare.

Midis 1997-1998, ka punuar si bashkëpunëtor klinik në departamentin e kirurgjisë kardiovaskulare në klinikën Mayo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e kirurgjisë kardiake për të rritur dhe transplantit të zemrës. Ai filloi të punojë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Marmara, departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare në 1998 dhe mori pjesë aktive në krijimin e këtij departamenti. Dr. Selim İsbir, i cili mori titullin profesor në 2009, shërbeu si kryemjek i Spitalit Universitar Marmara midis prill 2009 dhe maj 2010.

Ka punuar në Spitalin Acıbadem Altunizade që nga dhjetori i vitit 2019. Ai ka artikuj dhe prezantime të botuara ne revista te ndryshme si dhe ka marrë pjesë në shumë mbledhje shkencore në Turqi dhe jashtë saj. Në fushën e Kirurgjisë Kardiovaskulare, ai është veçanërisht i interesuar për kirurgji minimale invazive, aortë, operacion bajpas i arterit koronar, kirurgji e sëmundjeve të valvulave (aortë, mitrale dhe trikuspid), operacion i dështimit të zemrës, riparim endovaskular në aneurizmat e enëve të mëdha.

SHOQATAT PROFESİONALE NË TË CİLAT ËSHTË ANËTAR

1-American Association for Thoracic Surgeons ABD

2-European Association for Cardiothoracic Surgery

3- Shoqata Turke e Kirurgjisë Kardiovaskulare

4- Shoqata Kombëtare e Kirurgjisë Vaskulare

5-Shoqata Turke e Kardiologjisë